VIDEO/ Mbërrin në Sarandë anija turistike “Sapphire Princess” me 2600 turistë në bord

17 Mars 2026 | 11:31

Me 2600 turistë në bord ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Sarandë kroçera, anija turistike, “Sapphire Princess”. Kroçera për shkak të madhësisë të saj u ankorua në rad dhe me lançet e veta ka nisur të transportojë turistët në qytet.

Mësohet se, nga këtu turistët kanë dalë në qytet. Origjina e këtij grupi turistësh është e përzier. Kroçera erdhi në Sarandë nga Italia dhe do të largohet mbasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.

Kroçera “Sapphire Princess” me flamur “Bermunda” ka një gjatësi 290 m, një peshë 116,000 ton, dhe një ekuipazh prej 1400 personash.

“Sapphire Princess” debutoi në vitin 2004 si anija e pestë në Grand Class të Princess Cruises.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026