Aksidenti me vdekje në Tiranë, dalin pamjet kur bashkëshorti i të ndjerës arrin në vendngjarje, gazetarja jep detajet
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti tragjik me një viktimë në Tiranë. Gazetarja bën me dije se shoferi është shoqëruar ndërsa aksidenti ndodhi në zonën e ish-ekspozitës.
Ajo shton se trupi i viktimës ndodhet ende në vendngjarje ndërsa ka mbërritur edhe bashkëshorti i saj i cili shihet i tronditur. Mësohet se viktima po lëvizte me një biçikletë elektrike ndërsa shkaqet ende nuk dihet ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.
Drejtuesit të autobotit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai është i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, për shpejtësinë po kqyren kamerat e sigurisë.
“Aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-ekspozitës, një grua ka humbur jeten. Trupi i viktimës ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Policia vijon të jetë prezent për të kryer veprimet hetimore. Gruaja që ka humbur jetën ka qene duke levizur me biçikletë elektrike.
Policia ende nuk ka një reagim zyrtar. Gruaja është plasur nga një autobot i ujësjellës kanalizime të Tiranës. Nuk kemi informacione për identititetin e viktimës. Është shoqeruar shoferi i autobotit”, tha gazetarja.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut