Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan, policia zbulon detaje nga ngjarja
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë të martë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në oborrin e një banese e cila është e pabanuar.
Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe autorët.
“Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftuar se dyshohej se në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit shtetasit K. Ç. (objekt aktualisht i pabanuar), është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut