Lihen në burg 4 prej anëtarëve të grupit që i vendosën tritolin makinës së Oltjon Klosit, Sabah Nuzi mohon akuzat
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit me porosi të Aurel Hoxhës. Për 7 të arrestuarit që i vendosën tritolin Oltion Klosit në Tiranë, togat e zeza vendosën arrest në burg edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, e Eklips Leti, e Kristjan Ahmerama, ndërsa për Glentjan Kojtari e Dorjan Hamolli arrest shtëpie. Për Geris Molla u dha detyrim paraqitje.
Sabah Nuzi, arrest në burg
Jurgen Gjonaj, arrest në burg
Renato Balla, arrest në burg
Kristjan Ahmerama, arrest në burg
Eklips Leti, arrest në burg
Glentjan Kojtari, arrest shtëpie
Dorjan Hamolli, arrest shtëpie
Geris Molla, detyrim paraqitje
Sabah Nuzi që akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët”, ka deklaruar Nuzi.
Ngjarja ndodhi më 10 mars në Tiranë, ku automjetit të Oltion Klosit iu vendos një sasi eksplozivi që shpërtheu me telekomandë. Sipas burimeve zyrtare, Nuzi kishte një konflikt për pazare droge me pronarin e mjetit dhe për shkak të moskthimit të kësaj shume është vendosur të hakmerret. Lënda plasëse u vendos nga 32 vjeçari Jurgen Gjonaj, ndërsa të tjerët e ndihmuan në realizimin e planit, duke i siguruar informacione mbi vendndodhjen e makinës, lëndën plasëse dhe automjetin e transportit për tu larguar
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës