Gjirokastra destinacion i preferuar nga të huajt, 10 mijë turistë në 2026

17 Mars 2026 | 16:35

Ditët e para të stinës së pranverës po tërheqin një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj në Gjirokastër. Turistët shfrytëzojnë motin e ngrohtë për të vizituar qytetin e gurtë dhe rrethinat.

Të preferuara ngelen vizitat në Pazarin karakteristik, kalanë e Argjiros, muzetë dhe banesat karakteristike. Një pjesë e vizitorëve që mbërrijnë për herë të parë në Gjirokastër e cilësojnë qytetin dhe monumentet e kulturës të veçanta për sa i përket arkitekturës dhe mënyrës së ndërtimit.

“Jemi një grup të rinjsh nga Gjermania, është hera e parë që vizitojmë Gjirokastrën dhe këtë kështjellë, për ne është mjaft e veçantë dhe aq më tepër peizazhi që shikojmë prej mureve të kështjellës. Me siguri që do të kthehemi sërish në verë”, thotë një turiste.

“Përgjatë vizitës në qytet mësuam shumë për historinë dhe monumentet e këtushme, janë pamje mbresëlënëse ku natyra ndërthuret me godinat karakteristike dhe gjithçka rrethohet nga malet”, shprehet një tjetër.

Prej fillimit të vitit janë rreth 10 mijë turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë vizituar Gjirokastrën. Qyteti i gurtë është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe është u kthyer në një destinacion tërheqës për turizmin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026