4 të vdekur nga shembja e skelës, Ambasada e Kosovës në Austri zbulon identitetin e 3 viktimave shqiptare
Ambasada e Kosovës në Austri ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjik të regjistruar të martën në Vjenë ku humbën jetën 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund gjatë punimeve, kur një pjesë e skelës është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar.
Ambasada njofton se është konfirmuar zyrtarisht se tre nga viktimat janë nga Kosova. Ata janë identifikuar si Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977). Ambasada njofton se viktima e tretë është Istref Zekaj. Më tej në njoftim ambasada thekson se është në komunikim me autoritetet austriake.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi.
Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania