Incidenti në kantierin e ndërtimit në Vjenë, reagon Vjosa Osmani: Tragjedi e rëndë

18 Mars 2026 | 11:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin tragjik të regjistruar në Austri në një kantier ndërtimi ku humbën jetën 3 shqiptarë të Kosovës. Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

Ajo theksoi se kjo tragjedi ka lënë dhimbje të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Osmani shtoi se ndan dhimbjen me familjet e viktimave.

“Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën jetën në vendin e punës në Austri.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne.

Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn”, thuhet në postimin e Presidencës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026