Çfarë përfiton Kosova me heqjen e masave ndëshkuese nga BE
Kosova do të përfitojë 205 milionë euro ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, pas largimit të masave ndëshkuese.
Në Komisionin Evropian thanë për KosovaPress se tani do të procedojnë me lirimin e kësaj shume, derisa tregojnë edhe cilat projekte do të përfitojë Kosova pas largimit të masave.
Sipas tyre, lirimi i ardhshëm përfundimtar i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).
“Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të procedojë me lirimin e shumës së mbetur prej 205 milionë eurosh të ndihmës financiare. Lirimi i ardhshëm përfundimtar i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper për KosovaPress.
Ajo shton se Komisioni dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) do të forcojnë angazhimin e tyre me autoritetet e Kosovës.
“Kosova tani pritet gjithashtu të intensifikojë zbatimin e reformave të nevojshme të lidhura me Bashkimin Evropian dhe të avancojë në përmbushjen e obligimeve të ndërmarra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndjekë dhe të vlerësojë situatën nga afër”, tha ajo.
KosovaPress ka pyetur edhe në qeverinë e Kosovës se cilat do të jenë përfitimet kryesore të Kosovës pas heqjes së masave, mirëpo deri këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.
Në anën tjetër, njohësi i integrimeve evropiane, Gazmend Qorraj, thotë për KosovaPress se krahas përfitimeve financiare, me heqjen e masave vendi mund të përfitojë edhe në aspektin politik.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë