Revolucioni i inteligjencës artificiale, eksperti: Një kompani në Tiranë largoi 1/3 e stafit
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i biznesit Rezart Lahi, duke folur për implementimin e inteligjencës artificiale, tha se një kompani e madhe në Tiranë ka larguar nga puna rreth një të tretën e stafit të saj si pasojë e automatizimit të proceseve. Ai theksoi se kjo nuk është më një prirje e së ardhmes, por një realitet që ka nisur tashmë të ndikojë drejtpërdrejt kompanitë shqiptare.
Sipas tij, vala e inteligjencës artificiale dhe automatizimit po nis nga kompanitë e mëdha, të cilat kanë më shumë mundësi për të investuar në teknologji dhe për të ulur kostot. Eksperti nënvizoi se për shumë role të përsëritura, kostoja e inteligjencës artificiale është ndjeshëm më e ulët krahasuar me një punonjës, duke e bërë këtë zgjedhje të favorshme për sipërmarrësit.
Ai paralajmëroi se ndikimi i këtij transformimi do të jetë i shpejtë dhe i gjerë, duke e cilësuar inteligjencën artificiale si një nga revolucionet më të mëdha në historinë e punës.
“Unë them se vala ka ardhur tashmë. Vetëm pak ditë më parë kishim shumë aplikime nga një nga kompanitë kryesore në Shqipëri, me qindra miliona euro xhiro, dhe arsyeja ishte e qartë: 1/3 e stafit ishte larguar nga puna për shkak të automatizimit të proceseve. Kjo po ndodh këtu në Tiranë dhe tregon se nuk është më diçka e së ardhmes, por ka filluar realisht. Inteligjenca artificiale po avancon shumë shpejt dhe, në shumë raste, për punë të përsëritura është më e leverdishme për biznesin, pasi kostot janë shumë më të ulëta krahasuar me një punonjës. Prandaj, çdo sipërmarrës që ka mundësi zgjedhjeje do të shkojë drejt automatizimit, tha Lahi.
Megjithatë, ai theksoi se përveç reduktimit të vendeve të punës, teknologjia krijon edhe mundësi të reja, duke u lënë njerëzve më shumë hapësirë për punë kreative dhe duke çuar drejt kompanive më të vogla, por më efikase dhe më fitimprurëse.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia