Shpërthyen derën/ Detaje nga aksioni për të arrestuar drejtorin e burgut të Rrogozhinës

19 Mars 2026 | 21:37

Gazetari Eni Ferhati tregoi detaje nga operacionin i policisë së Elbasanit të enjten që çoi në zbulimin e një shtëpie bari në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Ferhati tha se ka pasur një rezistencë nga policia e burgjeve për të mos lejuar Policinë e Elbasanit që të ndërhynte në burg për të arrestuar Bilal Hasën, ndaj është ndërhyrë duke shpërthyer derën.

“Sot ka pasur një situatë të tensionuar në Burgun e Rrogozhinës, sepse në mesditë kanë mbërritur forcat operacionale të policisë. Informacionet ishin që ai ishte në zyrë, dhe ka pasur një rezistencë nga policia e burgjeve për të mos lejuar Policinë e Elbasanit që të ndërhynte në burg. Pas tejkalimit të kësaj situate, efektivët e policisë kanë shkuar te zyra e drejtorit dhe kanë shpërthyer derën, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm. Më pas ai është vetëdorëzuar. Ai ka mohuar përfshirjen e tij në këtë aktivitet, sepse megjithatë rezulton se kjo pronë mund të jetë në zotërim të tij. Ai ka edhe familjarë të tjerë aty, përfshirë vëllain në atë fshat, dhe ka mohuar akuzat.

Ai akuzohet se ka krijuar këtë magazinë me mijëra bimë kanabisi, por ka një alibi që nuk është i përfshirë në këtë aktivitet. Ndërkohë, do të pyeten banorët e zonës për më shumë informacion. Alibia e zyrtarit të burgjeve, Bilal Hasa, është se nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur në këtë pronë të tij prej disa muajsh, pasi nuk e ka frekuentuar. Por mund të kenë qenë persona të tjerë që e kanë përdorur ambientin e tij”, tregoi Ferhati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026