Tentativë grabitjeje në Pogradec, hajdutët hapin qepenin por tremben nga policia! Flet pronari

20 Mars 2026 | 08:52

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 në qytetin e Pogradecit. Mësohet se dy persona të maskuar kanë tentuar të hapin me forcë qepenin e një argjendarie.

Burimet bëjnë me dije se hajdutët kanë arritur të ngrejnë qepenin aq sa mund të futeshin brenda, kanë thyer xhamin e derës kryesore, por në momentin që po futeshin kanë parë të afrohej patrulla e policisë dhe kanë mundur të largohen.

Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa ka sekuestruar disa kamera biznesesh në zonë për të parë mundësinë e identifikimit të tyre.

“Është hera e tretë që biznesi im vidhet. Këtë herë nuk kanë mundur të marrin gjë, kanë hyrë, por i ka trembur sistemi i alarmit. Ishin 3 veta të maskuar. Unë kam besim vetëm tek ju mediat, jo tek policia. Edhe dy herët e para ngjarjet nuk janë zbardhur, shpresoj të ndodhë këtë herë. Kam pësuar më parë dëm 15 mijë euro.  Kam frikë, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot, se shiko se ç’është bërë”, është shprehur pronari i argjendarisë.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Pogradecit “Kajo Karafili” zonë e cila ka dhjetra biznese dhe argjendari.

Ndërkohë, pritet njoftim zyrtar mbi ngjarjen nga ana e policisë së Pogradecit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026