Shpërthim në një shtëpi në Romë, dy viktima! Dyshime se po organizonin një sulm me lëndë plasëse
Një burrë dhe një grua humbën jetën pas një shpërthimi të regjistruar pasditen e kësaj të premte pranë Romës në Itali. Nga shpërthimi mësohet se u shemb shtëpia ku gjendeshin viktimat e identifikuara si Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone.
Shembja dyshohet se u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar që ata po përgatitnin brenda shtëpisë së braktisur në fermë. Mediat italiane raportojnë se viktimat dyshohet se ishin të lidhura me anarkistin italian Alfredo Cospito, i cili është dënuar me 32 vjet burg dhe po mbahet në kushte të rrepta izolimi.
Prokuroria Publike e Romës ka hapur një hetim. Një nga pistat hetimore është se pajisja e përdorur në kohën e shpërthimit ishte menduar për një sulm që do të kryhej në javët në vijim.
Nuk është përjashtuar mundësia që objektivi të ketë qenë rrjeti hekurudhor dhe grupi Leonardo, një kompani aktive në sektorin e mbrojtjes si dhe një rinisje e fushatës në favor të anarkistit Cospito, duke pasur parasysh skadimin në maj të dekretit të paraburgimit të tij prej katër vitesh nën regjimin 41bis.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut