Bilanci i PS sipas Klosit: Fieri fituesi i madh i zgjedhjeve, humbja e Kavajës, gabim fëminor

21 Mars 2026 | 10:26

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste bëri një analizë të punës në zgjedhjet e 2025. Ai u shpreh se numri i të rinjve në zgjedhjet e 2025-së u rrit në 25% krahasuar me 2021-shin.

Klosi shtoi se Fieri del si qarku më i fortë, ndërsa për Tiranën theksoi se është rezervuari më i madh i votës së PS. Ndër të tjera ai shtoi se rezultati në Kavajë është dështimi, dhe ai la të kuptohet se kjo i faturohet Spiropalit pasi ishte drejtuese e PS-së në këtë qark.

“Numri i grave pati një rritje nga 26% në 34%. Dëshmi e qartë se vetëm në pak muaj riorganizimin përmirësuam ndjeshëm treguesit. Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terren.

Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe. Lezha për pak vota nuk ia doli të ishte qark fitues, Kukësi dhe Shkodra mbeten territore ku beteja vazhdon. Ndryshimi ndaj 2021, kemi pasur disa pika të rëndësishme. Dibra fiton me 11.5% më shumë, Fieri 10.1%. Shkodra 9.6% më shumë, Gjirokastra me 8% dhe kështu qarqet vazhdojnë pothuajse të gjitha në tendencë rritje. Kemi edhe ne tabelë, problematikë në bashkitë për gabimet tona fëminore, humbja e një bashkie si Kavaja na dëmton në rezultatin e gjithë qarkut”, tha Klosi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026