Asambleja e PS, Klosi: Diferenca e madhe me kundërshtarët tanë në zgjedhje, rezultat politik!
Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka hapur me fjalën e tij punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij Klosi bëri një analizë rreth qarqeve dhe zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama është më fituese dhe më e organizuar.
“Jemi mbledhur sot pas konfirmimit nga vota e shqiptarëve si forca e qeverisë së vendit, dhe kjo e bën mbledhjen e Asamblesë një takim vlerësues për këtë moment të rëndësishëm politik që ne ndodhemi.
Fitorja jonë nuk është një fitore e zakonshme, por një provë besimi e jashtëzakonshme, është një mesazh i qartë se shumica e shqiptarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe seriozitetin e qeverisjes nga drejtimin e vendit nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Një parti që fiton 4 herë radhazi nuk mund të jetë si një parti që fiton për herë të parë, duhet të ketë më qartë dhe më kërkuese.
Partia Socialiste ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë. Rezultati kombëtar i vitit 2025, 855 mijë e 831 vota për Partinë Socialiste, nuk është vetëm një rezultat matematikor, është një kontratë e ribesuar mes Partisë Socialiste dhe shqiptarëve, diferenca 300 mijë vota me kundërshtarët tanë është një diferencë politike për drejtimin e Shqipërisë. Fakti që diaspora i jep PS 61% të votave jashtë vendit, e bën këtë fitore më të jashtëzakonshme”, theksoi ai.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid