Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë

21 Mars 2026 | 11:07

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi ka hedhur disa inerete në trotuar duke ndotur ambientin dhe duke penguar lëvizjen e këmbësorëve.

Sipas raportimeve nga policia, është proceduar shtetasi A. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili është ndëshkuar gjithashtu me masë administrative 20.000 lekë.

“Strukturat e Policisë në Vlorë, gjatë monitorimit të territorit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndotjes së mjedisit dhe bllokimit të lëvizjes së lirë të këmbësorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe verifikimeve në terren, u procedua penalisht shtetasi A. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, pasi kishte kryer punime rikonstruktive në banesën e tij, kishte hedhur inertet në trotuar, duke cenuar sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke ndotur mjedisin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Paralelisht me veprimet procedurale të kryera nga Policia e Vlorës, këtij shtetasi, nga Policia Bashkiake Vlorë, në zbatim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit urban, iu vendos masa administrative 20.000 lekë. Policia e Vlorës apelon për qytetarët që të mbrojnë mjedisin dhe të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri që konstatojnë”. thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026