Rama ndryshon drejtuesit politikë, lëvizjet e reja në qarqe
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në mbledhje e Asamblesë së PS ka kryer disa ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve. Mësohet se Taulant Balla është vendosur drejtues qarku në Tiranë.
Ai më parë ishte drejtues politik për Diasporën. Balla mësohet se githashtu do të qëndrojë drejtues politik për diasporën Nga ana tjetër, Erion Malaj u vendos drejtues qarku në Kukës. Ulsi Manja nga qarku Lezhë është zhvendosur drejtues politik në Dibër.
Enea Karakaçi vendoset drejtues qarku në Shkodër. Kurse Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës. Ermal Nufi vendoset drejtues qarku në Lezhë.
Arbjan Mazniku mbetet drejtues politik në Elbasan ashtu si Belinda Balluku në qarkun e Fierit. Ndryshime në qarkun Korçë nuk ka pasi Niko Peleshi mbetet drejtues politik.
Mirela Kumbaro, Ervin Demo dhe Bledi Çuçi gjithashtu mbetën drejtues politik të Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës ashtu siç ishin emëruar më parë. Rama largoi 4 emra: Benet Becin, Emirjana Sakon, Elisa Spiropalin dhe Eduart Shalsin.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq