Pjesë nga automjetet dhe shenja frenimi, pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre viktima
Disa orë pas aksidentit tragjik në aksin Vlorë-Kotë, ku humbën jetën tre persona, kamera e Euronews është rikthyer në vendngjarje ku ende janë të qarta shenjat nga përplasja.
Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me targë FR4044C dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL. Përplasja ishte shumë e fuqishme, duke shkatërruar pjesën ballore të të dy automjeteve.
Targa e Benzit ka përfunduar në anën tjetër të trafikndarëses, ndërsa pjesë të Fordit janë gjetur disa metra larg vendit të përplasjes.
Segmenti rrugor tregon shenja të qarta të aksidentit: pjesë e rrugës ka marrë ngjyrë të zezë nga përplasja, ndërsa shenjat e vajit dhe naftës janë të dukshme pranë Benzit. Pjesa para e Benzit ishte totalisht e shkatërruar, ndërsa shenjat e frenimit të Fordit tregojnë se mjeti ka kaluar me shpejtësi të lartë në anën tjetër të korsisë.
Aksidenti ndodhi në një pjesë të drejtë të rrugës, ku është e mundur të qarkullosh me shpejtësi të madhe. Mendohet se Fordi, pas frenimit të fortë për të ulur shpejtësinë para kthesës në fund të segmentit, ka humbur kontrollin dhe ka goditur më pas Benzin, duke shkaktuar tragjedinë.
Dy drejtuesit e automjeteve, Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, humbën jetën menjëherë në vendngjarje. Pasagjeri 40-vjeçar, Andrea Begaj, u nxor nga mjeti në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve disa orë më vonë.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara