Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë edhe autorja e krimit
Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur të hënën se kanë vdekur dy gratë të cilat kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të fituara nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka vdekur gruaja 31-vjeçare, e cila raportohet të jetë e dyshuar për kryerjen e dy vrasjeve tjera më 22 mars.
Më herët gjatë ditës është konfirmuar vdekja e gruas 73-vjeçare, e cila kishte plagë të rënda, ndërsa vdekja e një burri – trupi i të cilit është gjendur në një makinë – është konfirmuar një ditë më parë.
Betimi për Drejtësi, media e specializuar në fushën e drejtësisë, ka raportuar se 31-vjeçarja është e dyshuar për vrasje dhe vetëvrasje.
Sipas këtij mediumi, burri i vrarë dyshohet të ketë qenë i dashuri i saj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë, meqë motivet janë ende të panjohura për autoritetet.
Në komunikatën për media, Prokuroria ka bërë të ditur se autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera materiale relevante në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj ditor se më 22 mars e ka gjetur të vdekur një burrë në një makinë në të njëjtin fshat, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda.
Në javën që lamë pas janë regjistruar tre persona tjerë të vdekur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri: një në Podujevë, një në Klinë dhe një në Gjakovë.
Mijëra armë zjarri pa leje llogaritet të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës. Ekspertët argumentojnë se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus