Ambasadorja e Izraelit në Euronews: Duam të parandalojmë Iranin të pajiset me bombë bërthamore
Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë Galit Peleg në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se qëllimi i fushatës ushtarake të Izraelit dhe SHBA është që të parandalojnë Iranin të pajiset me bombë bërthamore.
Teksa komentoi ndikimin e sulmeve SHBA-Izreal në pjesën tjetër të botës, Peleg theksoi se ka një koordnim mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu për çdo veprim.
Sipas saj, çmimet e naftës dhe tregjet financiare janë nën kontroll dhe se gjithçka është përllogaritur.
“Besoj se presidenti Trump është një person i përgjegjshëm dhe se bashku me kryeministrin Netanyahu po punojnë për të arritur qëllimet e këtij konflikti. Qëllimi kryesor është të eliminojnë kërcënimin nga Irani, i cili ishte shumë serioz dhe nuk duhet të humbnim më kohë. Është një regjim radikal ai në Iran, që thoshte gjithmonë “vdekje Amerikës dhe Izraelit”, por në muajt e fundit ata po i afroheshin përfundimit të realizimit të kapaciteteve bërthamore dhe raketave balistike. Ndaj, synimi i kësaj fushate ushtarake është të eliminojnë kërcënimin; duam të parandalojmë që regjimi të pajiset me bombe bërthamore dhe raketa balistike. Mund ta imagjinoni terrorizimin që do të ndodhte nëse ky regjim do kishte armë bërthamore. Edhe zhvillimi i raketave balistike është shumë domethënës. Nëse më parë njerëzit besonin se rrezet e veprimit shkonin deri në Izrael, ato tani mund të shkojnë edhe më tej, siç ishte rasti i bazës Diego Garcia në Oqeanin Indian. Ndaj rreziku ekziston dhe nuk është vetëm për Izraelin dhe duhet eliminuar ky rrezik. Jemi në drejtim të arritjes dhe përmbushjes së objektivave tanë.
Duhet të marrim parasysh jo vetëm presionin e brendshëm, por edhe ndikimin e konfliktit te çmimet. Kemi një bashkëpunim dhe koordinim mes dy liderëve dhe besojmë se presidenti Trump nuk do të marrë vendime që do të dëmtojnë Izraelin. Ato që kemi arritur deri tani nuk do të interpretohen si objektiva të përmbushur, por çmimet e naftës dhe tregjet financiare janë nën kontroll dhe mendoj se gjithçka është përllogaritur. Besoj se nuk do të ketë një vendim nga presidenti Trump pa u konsultuar me Izraelin, një aleat i rëndësishëm, sikurse e filluam këtë konflikt. Së bashku do ta përfundojmë dhe do të ishte në përfitim të të dyja palëve”, tha ambasadorja.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq