“Për fat luaj futboll me këmbë”, ylli holandez flet pasi preu gishtin te reklamat në fushë

25 Mars 2026 | 09:30

Futbollisti holandezi Galatasarayt, Noa Lang, pësoi së fundmi një aksident gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, pasi reklamat LED i prenë një pjesë të gishtit dhe ishte afër që ta këpuste.

Pasi ra në kontakt me reklamat, Lang papritmas filloi të përpëlitej në tokë dhe askush nuk e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte, por shpejt gjithçka u bë e qartë. Lang foli për herë të parë që nga incidenti dhe bëri shaka se tani ka vështirësi të shkojë në tualet, pasi gishti i dorës së djathtë është i përfshirë. Përveç kësaj, të luash videolojëra nuk është më praktik për të.

“Ende e kam gishtin e madh të dorës, është i ngjitur dhe sipas mjekut, do të mbijetojë,” tha fillimisht ylli holandez për Ziggo Sport.

“Gjithashtu, nuk është praktik për gjëra shumë normale: unë jam djathtak, kështu që kjo nuk është ideale në tualet. Të luash PlayStation nuk është realisht e mundur, por për fat të mirë luaj futboll me këmbë. Përveç kësaj, marr ndihmë të mirë për gjithçka,” përfundoi Lang.

Ai iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale pas ndeshjes dhe tani është rikthyer në stërvitje,.

Kujtojmë që në ndeshjen e përmendur në Anfield, Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 4-0 kundër Galatasarayt, duke bërë një kthesë pas humbjes në ndeshjen e parë prej 1-0 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale.

Ndryshe, Lang është ftuar nga kombëtarja e Holandës dhe është pjesë e ekipit për ndeshjet miqësore ndaj Norvegjisë të premten dhe ndaj Ekuadorit të martën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026