Paketa e Maleve, Ervin Demo: Rreth 500 aplikime, nisma ka qëllim zhvillimin ekonomik lokal
Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, në një komunikim me mediat ka folur mbi “Paketën e Maleve”, të cilën ai e cilëson si një nismë që shpreh interes për bashkitë, dhe sjell zhvillim ekonomik lokal.
Ai thekson se disa bashki janë në fazën përfundimtare të miratimit të kërkesave nga qytetarët.
“Vazhduam përsëri me Paketën e Maleve. Sot kishim tre bashki të tjera: Pukë, Bulqizë dhe Lezhë. Numri i interesimeve në territor është afro 500. Ka disa bashki në fazën përfundimtare të miratimit të kërkesave nga qytetarët.
Bashkitë së shpejti mbarojnë afatin 45 ditor për të shpallur kandidatët, që më pas do kalojnë për miratim në Këshillin Bashkiak. Paketa e Maleve është një nismë prioritare për zhvillimin e territorit sidomos për bashkitë në vend.
Shprehja e interesit tregon nevojën e nismës për të krijuar zhvillim ekonomik lokal”, tha Demo.
I pyetur nëse qeveria ka planifikuar një impakt të drejtpërdrejtë, si do të përkthehet kjo për benefitet në zonat ku aplikohet, Demo thekson se aplikimet janë të bazuara brenda zonave prioritare që tashmë janë të shpallura.
“Nëse i referohemi objektivit që brenda vitit 2026 do kemi 1 mijë aplikime, flasim për dhjetëra milionë euro investime që qytetarët do realizojnë në territor që do kenë impakt ekonomik të konsiderueshëm.
Vlera fillestare për këto 1 mijë aplikime besoj se do jetë 50 milionë euro investim në zonat që kanë prioritet zhvillimin e turizmit, të gjykuar nga vetë bashkitë”, u shpreh Ervin Demo.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar