VIDEO/ Djali tregon sesi shpëtoi adoleshenten në Korçë

26 Mars 2026 | 16:16

Falë ndërhyrjes së një të riu është arritur të shmanget një ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës. Ai ka shpëtuar duke kapur nga duart në momentin e fundit një adoleshente e cila po tentonte t’i jepte fund jetës.

Niko ka folur për Euronews Albania ndërsa shtoi se para dy ditësh adoleshentja donte të plagoste me thikë të motrën. I pyetur në lidhje me problematikat që kanë të rejat, ai theksoi se babai i tyre ndodhet aktualisht në burg.

“E kapa nga duart në momentin e fundit. Mora të ëmën në telefon që të vinte ndonjëri ta shpëtonte se gjynah se deshte te hidhej nga kati i tretë”, tha ai.

Policia është në vendngjarje dhe situata është nën kontroll. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026