Lufta në Iran, Hegseth: Këto janë gjëra për në librat e historisë
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth në mbledhjen e kabinetit ka deklaruar se operacioni “Epic Fury” nuk është një luftë e pafundme, por një fushatë vendimtare me objektiva të qarta.
“27 ditë më parë, Irani kishte një ushtri moderne. Asnjëherë në historinë e regjistruar nuk është neutralizuar kaq shpejt dhe në mënyrë efektive ushtria e një kombi”, tha ai.
Hegseth këmbëngul se kjo luftë është për tu futur në librat e historisë.
“Këto janë gjëra për në librat e historisë. Këto janë gjëra për trashëgiminë”, shtoi ai.
Ai foli edhe lidhur me sulmin iranian në Diego Garcia, duke thënë se Teherani qëlloi dy raketa të dështuara në një objektiv 4,000 km larg.
“Për botën, unë them se Londra është 4,000 km larg Iranit. Pra, po na thoni se Irani nuk është një kërcënim për botën, apo për SHBA-në? Presidenti Trump e di më mirë”, shtoi ai.
Sipas tij, SHBA-të do të vazhdojnë të negociojnë me bomba derisa të zhvillohen bisedime konkrete me Iranin.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë