Trump njofton pezullim 10-ditor të goditjeve ndaj impianteve energjetike të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të pezullojë përkohësisht operacionet që synojnë impiantet energjetike, pas një kërkese nga qeveria iraniane, duke sinjalizuar zhvillime të reja në procesin diplomatik mes dy vendeve.
Në një status të publikuar së fundmi, Trump thekson se vendimi vjen në kuadër të vazhdimit të bisedimeve, të cilat sipas tij po ecin në mënyrë pozitive, pavarësisht raportimeve të kundërta nga mediat.
Deklarata e plotë e Presidentit Trump:
“Sipas kërkesës së qeverisë iraniane, ju lutem lejoni që kjo deklaratë të shërbejë për të bërë të ditur se po pezulloj për një periudhë 10-ditore shkatërrimin e impianteve energjetike, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 20:00, sipas kohës Lindore. Bisedimet janë në vazhdim dhe, pavarësisht deklaratave të pasakta në të kundërt nga mediat e rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë