Temperaturat nën zero, rikthehen reshjet e borës në gjithë Juglindjen
Temperaturat nën zero janë shoqëruar me reshje dëbore këtë të premte në juglindje të vendit.
Reshje dëbore ka pasur në të gjashta qytetet, ndërsa reshjet më re dendura kanë qenë në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës aty ku trashësia shkon deri në 10 cm ndërsa në majë të Qafës së Mashkullores deri në 20 cm.
Gjithë rrugët nacionale dhe rurale janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme, ashtu siç nuk paraqiten probleme me energjinë elektrike.
Gjatë orëve të mesnatës ka pasur reshje dëbore në disa akse rrugore.
* Në Loti 7, në aksin Libonik – Rëmbec – Plasë dhe Korçë – Voskopojë, nga km 12–19 ka pasur reshje dëbore deri në 7 cm trashësi. Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi vijon normal.
* Në segmentin K/Boboshticë – Dardhë ka patur reshje dëbore. Është kryer pastrimi dhe kriposja e rrugës. Qarkullimi i mjeteve normal.
* Reshje dëbore edhe në segmentin Ersekë – Leskovik. Po vazhdon pastrimi dhe kriposja e rrugës.
* Në segmentin Zgosht – Sebisht ka reshje dëbore. Po vijon puna për pastrim dhe kriposje.
* Në akset Korçë – Ersekë (kontrata 3) gjatë orëve të mesnatës ka pasur reshje dëbore. Është bërë pastrimi dhe kriposja, qarkullimi pa probleme.
* Në Qafën e Zvezdës, në aksin Zemblak – Goricë (kontrata 6) ka pasur reshje dëbore. Rruga është pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normal.
Të gjitha subjektet janë në terren dhe po vijojnë punën për mirëmbajtjen e akseve.
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve