Teherani kërcënon të godasë hotelet në Lindjen e Mesme
Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë në të gjithë rajonin do të jenë shënjestra në luftën e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
“Kur të gjithë amerikanët (forcat) hyjnë në një hotel, atëherë nga perspektiva jonë, ai hotel bëhet amerikan”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura Abolfazl Shekarchi në televizionin shtetëror të enjten.
“A duhet të presim dhe t’i lëmë amerikanët të na godasin? Kur të përgjigjemi, sigurisht që duhet të godasim kudo që të jenë”.
Agjencia e lajmeve Fars, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se Irani kishte dërguar “paralajmërime të qarta” në hotelet në rajon, veçanërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein.
Ajo shtoi se ushtria e Iranit kishte vërejtur forca amerikane duke përdorur vende të ngjashme në Siri, Liban dhe Xhibuti.
Të enjten, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi akuzoi ushtarët amerikanë se përdorin njerëz në vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) si “mburoja njerëzore”.
Që nga fillimi i kësaj lufte, ushtarët amerikanë kanë braktisur bazat ushtarake në GCC për t’u fshehur në hotele dhe zyra”, tha ai në një postim në X, duke u bërë thirrje hoteleve në rajon t’u mohojnë rezervimet.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë