Ambasada Amerikane publikon takimet me ministrat: Eliminimi i karteleve, marrëveshje të drejta për bizneset e SHBA
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë javëve të fundit një seri takimesh me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, duke rikonfirmuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe prioritetet e administratës amerikane.
Në fokus të këtyre takimeve kanë qenë Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, si dhe ministrat Ermal Nufi, Ferit Hoxha, Enea Karakaçi, Toni Gogu, Besfort Lamallari dhe Erjona Ismaili.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë këtyre bisedimeve është ritheksuar angazhimi i SHBA-së për zbatimin e prioriteteve të administratës së Donald Trump. Këto përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar dhe eliminimin e karteleve kriminale, rritjen e kontributit të vendeve të NATO-s në mbrojtje, si dhe sigurimin e kushteve të drejta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri.
Ambasada thekson se bashkëpunimi me institucionet shqiptare do të vijojë në funksion të arritjes së rezultateve konkrete, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për ata amerikanë.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin