Sulmet ndaj centralit bërthamor në Iran, paralajmëron kompania ruse: Situata po përkeqësohet

28 Mars 2026 | 16:43

Situata në në centralin bërthamor të Bushehr-it në Iran po përkeqësohet, ka paralajmëruar kreu i korporatës shtetërore bërthamore ruse, Rosatom.

Alexei Likhachev tha se sulmet ndaj uzinës paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë bërthamore. Uzina e parë bërthamore e Iranit u godit këtë javë, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi të enjten se sulmet mund të “shkaktojnë një katastrofë të madhe radiologjik”.

Rusia ka përfunduar ndërtimin e uzinës së Bushehr-it, e cila u hap në vitin 2011 dhe furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi.

Kremlini i ka dënuar sulmet si “shumë të rrezikshme”, ndërkohë, vetë Rusia është akuzuar disa herë për sulme të papërgjegjshme pranë objekteve bërthamore gjatë luftës së saj ndaj Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026