Po shisnin drogë, “Mercedes-i” aksidenton makinën e policisë për t’u arratisur! Në pranga 2 persona në Lipjan
Një aksident është regjistruar në Lipjan ndërsa policia e Kosovës po ndiqte një mjet i cili dyshohej se po transportonte drogë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasi policia ka tentuar të ndalojë një mjet tip “Mercedes” pas informacioneve se po shiste drogë në zonë.
Gjatë ndjekjes mësohet se mjeti ka goditur makinën e policisë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia ka arritur të ndalojë mjetin dhe ka arrestuar dy personat që ndodheshin në të.
Pas arrestimit, njëri prej tyre është lënë i lirë ndërsa tjetri ndodhet në paraburgim. Mësohet se një polic ka marrë lëndime të lehta.
Më pas policia ka arritur të ndalojë veturën dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, njëri nga të cilët është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy personat që gjendeshin në veturë. Gjatë arrestimit të personave, njëri nga Zyrtarët Policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të Prokurorit pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit në cilësi të dëshmitarit lirohet në shtëpi, ndërsa personi tjetër në cilësinë e të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi