28-vjeçari në Kavajë futet me armë në lokal, kanos klientët dhe godet pronarin, arrestohet nga Policia

29 Mars 2026 | 17:54

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 28-vjeçar i armatosur ka hyrë në një lokal, duke kanosur klientët dhe duke dhunuar pronarin.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:40, Policia mori njoftim se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, ku kishte kërcënuar klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi me automjet, duke përplasur dhe dëmtuar një mjet të parkuar. Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të tij, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës.

Gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë, për shkak të shpejtësisë së lartë, 28-vjeçari humbi kontrollin e automjetit, duke u përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër. Më pas ai braktisi mjetin dhe u largua në këmbë nga vendi i aksidentit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, Policia bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

I arrestuari është shtetasi M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, i njohur për Policinë për precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë ndjekjes, ai hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet më pas në një kanal dhe u sekuestrua si provë materiale. Po ashtu, gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që ai përdorte, u gjet edhe një krehër me municion luftarak.

Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka kanosur dy klientë të lokalit dhe ka goditur pronarin me qytën e pistoletës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026