Dokumenti/ Braçe i drejtohet KQZ-së: Dua rezultatet e marra si deputet në të gjitha mandatet
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me kërkesën zyrtare të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cila është protokolluar në KQZ. Dokumenti, i cili mban numrin e regjistrimit dhe firmën e vetë deputetit, rezulton të jetë një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një bilanc të plotë historik të peshës së tij elektorale.
Sipas informacioneve të reja, kjo kërkesë vjen vetëm pak ditë përpara mbledhjes së asamblesë socialiste të Njësisë 5, ku Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në vitin 2027.
Përmes një shkrese të datës 24 mars, deputeti kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij, të detajuara në numër votash dhe përqindje, për një periudhë që përfshin tre dekada:
- Rezultatet si deputet që nga zgjedhja e tij e parë në qarkun Berat në vitin 1996.
- Rezultatin e Partisë Socialiste në rang qarku për vitin 2009 në të gjitha ZAZ-të e Beratit.
- Rezultatet elektorale në Divjakë për vitet 2013, 2017 dhe 2021.
- Bilancin specifik të votave të marra prej tij si deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.
Megjithëse dokumentacioni i Kuvendit konfirmon zyrtarisht përcjelljen e kërkesës, mbetet ende e paqartë arsyeja e vërtetë e këtij “skaneri” pikërisht në këtë kohë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta