Lamallari debat me Balliun: Drejtori i ri i Policisë oficer karriere, turpi qoftë me ju
Gjatë seancës plenare të kësaj të hëne në Parlament, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u përfshi në një debat me deputetin e PD-së, Klevis Balliu, lidhur me emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Lamallari e vlerësoi Hitën si një oficer karriere, i cili ka spikatur për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin ndaj uniformës, duke shërbyer në disa qarqe të vendit dhe duke u vlerësuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht nga Bashkimi Evropian.
“Zoti Hita është një oficer karriere. Ai ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit, ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin ndaj uniformës dhe organizatës. Sigurisht, çdo gjë politizohet, por për fat të keq kjo është realiteti i punës në institucione në Shqipëri. Por, duke qenë se këtu çdo gjë politizohet, çdo kush anatemohet, i vetmi faj që ka çdo përfaqësues, punonjës i Policisë së Shtetit, është që deputeti në fjalë, që kur u thirr bukurosh, i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti dhe vazhdon anatemon çdo kënd dhe e përdor për politikë bajate, ordinere, si emrin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilit veçse duhet t’i urojmë suksese dhe mbarësi në punën e tij, në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe gjatë protestave që ju bëni, protestave që bëni, molotovëve që ju hidhni, duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë dhe shkelni flamurin kombëtar. Trupi qoftë me ju, turpi qoftë me ju dhe prisni deri në interpelancën e radhës se përgjigjen do ta merrni aty”, tha Lamallari.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, iu drejtua Lamallarit duke i thënë se është thjesht mbajtës i një karrigeje:
“Z.Lamallari, ti nuk je ministër i Brendshëm, je thjesht mbajtës i një karrigeje. Që tri ditë më parë e dinim që Skënder Hita do të emërohej, sot vetëm u zyrtarizua. Ti nuk e di çfarë ndodh me krimin dhe kërcënimet ndaj dëshmitarëve, por duhet të ishe i pari që të flisje”, tha Balliu.
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta