Tatimet: Janë dorëzuar mbi 145 mijë DIVA, nga 1 prilli nisin penalizimet
31 marsi është dita e fundit e deklarimit të të ardhurave për individët dhe bizneset. Administrata tatimore thotë se disa orë para mbylljes së afatit, ka administruar 277 mijë deklarata, të shpërndara sipas kategorive kryesore të tatimpaguesve.
Konkretisht, 103 000 deklarata i përkasin të ardhurave nga biznesi, 28 800 janë dorëzuar nga subjektet për tatimin mbi të ardhurat e korporatave, ndërsa pjesa më e madhe është kryer nga individët me 145 200 deklarata për të ardhurat personale.
Për këto të fundit, interesi ka qënë shumë i lartë gjatë javës së fundit, i nxitur edhe nga presioni për t’iu shmangur penaliteteve.
Pikërisht për këtë arsye, Administrata Tatimore rekomandon plotësimin e deklaratave, për të shmangur vonesat apo vështirësitë teknike që mund të lindin nga mbingarkesa e platformës.
Për këtë vit, risia kryesore ishte kompensimi i prindërve me fëmijë nën moshën 18 vjeç, të cilët do të marrin për çdo fëmijë një shumë që varion nga 6000 deri në 11 mijë lekë, e lidhur me të ardhurat vjetore të vitit 2025.
Nga ana tjetër, administrata tatimore thekson se mosrespektimi i afatit shoqërohet me penalitete, duke përfshirë gjoba për deklarim të vonuar apo mosdeklarim, si dhe detyrime shtesë financiare për pagesat e kryera jashtë afatit.
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni