Berisha takim me raportuesit e Këshillit të Europës: Shqipëria ka bërë kthimin mbrapa më të madh në 32 vite

31 Mars 2026 | 19:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një deklaratë për gazetarët pasditen e së martës, ku raportoi mbi takimin e zhvilluar me dy përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ngarkuar si raportues për Shqipërinë në fazën e post-monitorimit.

“Zhvilluam një takim të hapur, ku informova përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës se parlamenti shqiptar nuk njofton në mënyrë të rregullt anëtarët e delegacionit shqiptar për takimet e kërkuara nga vetë anëtarët e delegacionit,” tha Berisha.

Berisha shtoi se gjatë takimit i ka informuar raportuesit për kthimin pas në proceset demokratike të Shqipërisë, pas heqjes së monitorimit:

“Shqipëria ka pësuar një kthim mbrapa më të madh në 32 vite. U ndala gjerësisht në çështjen e sundimit të ligjit dhe lidhjeve të tmerrshme me krimin. Unë mendoj se patëm një nga nga diskutimet më të hapura me partnerët tanë. Natyrisht, qëndrimi ynë është rikthimi i monitorimit në mënyrë që shqiptarët të mos rrokullisen më në këto honet e narkoshtetit siç po ndodh tani. Të gjitha ato të cilat unë diskutova sot me miqtë tanë, duke patur bindje të thellë se jam në këtë mënyrë zëri i shqiptarëve që e duan këtë vend, që duan shtetin ligjor, që duan të drejtat e njeriut, që duan të ardhmen evropiane”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend

Ditmir Bushati është një tjetër figurë nga radhët e PS që ka dalë në mbështetje të protestave në Tiranë. Ish-ministri i Jashtëm ka postuar këtë...
12:14 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026

55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte...
11:57 | 21/06/2026