U kap duke shitur lëndë narkotike, pranga 23-vjeçarit në Shkodër! I gjenden në banesë dy armë dhe një thikë
Policia e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme, ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike te vendi i quajtur ura e Mesit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, në pranga ka rënë shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, të cilit në banesë e tij u gjetë 1 armë zjarri kallashnikov, një pushkë pneumatike dhe një thikë.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
-A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një pushkë pneumatike dhe një armë e ftohtë (thikë).
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës