Lita: Antiterrori në gatishmëri, pikat kyçe po monitorohen

1 Prill 2026 | 21:29

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita ka komentuar paralajmërimin e Ambasadës amerikane për rrezikun nga grupe të lidhura me Iranin në Shqipëri, duke theksuar se situata është serioze, por nuk ka rrezik të menjëhershëm për qytetarët. Sipas tij, kërkohet vigjilencë dhe masat e antiterrorit janë në gatishmëri, me kontrolle të vazhdueshme në vendet ku mund të ketë elementë që kanë zhvilluar komunikime me regjimin iranian.

Ai tha se paralajmërimi i ambasadës nuk duhet interpretuar si panik, por si një mesazh për vigjilencë të shtuar, veçanërisht në qendrat turistike, tregtare dhe hotelet e kryeqytetit. Lita tha se ka se prezenca e forcave speciale amerikane dhe e shërbimeve të sigurisë në pikat kyçe dhe sipas tij ky element tregon seriozitetin e alarmit.

“Situata është serioze, por nuk ka nevojë për panik. Rreziku nuk është eminent, pra nuk është pas derës. Kërkohet vigjilencë dhe antiterrori është në gatishmëri. Po zhvillohen kontrolle në vendet ku mund të ketë elementë që kanë pasur komunikime me regjimin iranian. Ai shtoi se qendrat turistike, hotelet dhe baret ku qarkullojnë qytetarë amerikanë dhe turistë të huaj janë me prezencë të forcave speciale të civilizuara që monitorojnë situatën nëpër pika kyçe. Javët e fundit kemi parë shumë elementë të forcave speciale amerikane në Tiranë. Ata janë të pranishëm në pikat kyçe si hotelet, baret dhe qendrat nevralgjike. Kjo nuk tregon një rrezik të drejtpërdrejtë, por një masë vigjilence të lartë nga ana e autoriteteve amerikane,” tha Lita.

Ai gjithashtu kujtoi se Shqipëria ka përjetuar në të kaluarën tentativa të sulmeve klandestine ndaj elementëve të opozitës iraniane, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe respektimin e klauzolave të marrëveshjeve të sigurisë:

“Opozita iraniane në Shqipëri është objektiv legjitim për regjimin iranian, dhe për këtë arsye vendi ynë duhet të mbetet vigjilent,” tha Lita.

Paralajmërimi i ambasadës amerikane, sipas analistit, është një masë e standardizuar për qytetarët amerikanë dhe nuk duhet të keqinterpretohet si një kërcënim i menjëhershëm për Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026