Mbante armë dhe municione luftarake pa leje në magazinë, vihet në pranga 66-vjeçari në Berat
Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Berat. Arrestimi i tij ka ardhur pasi mbante armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në një magazinë në fshatin Galinë.
Policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 pushkë, 1 çifte, si dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Berat/Mbante armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në magazinë, vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat goditën një rast të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak.
Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në magazinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri (pushkë), 1 armë gjuetie (çifte), si dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar