Kërcënime nga Irani, Balla: Nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik

2 Prill 2026 | 11:06

Kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës Amerikane në Tiranë e cila deklaroi se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë amerikanët në Shqipëri. Balla u shpreh se ky ishte një njoftim rutinë.

Ai ndër të tjera theksoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik.

“Ka njoftuar dhe njofton qytetarët e vet se mund të jenë target i sulmeve të regjimit iranian. Ajo që duhet të themi është se Shqipëria është aleat i SHBA. Presidenti Trump sot ka qartësuar hapat në të cilën do të ecë. Ne përshëndesim ndërhyrjen e SHBA, pasi Irani ishte rrezik në Lindjen e Mesme.

SHBA e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë kur kanë qenë shënjestër të regjimit iranian. Ne jemi krenarë që miratuar edhe një ku për turpin tuaj nuk morët pjesë dhe më pas PD doli me një deklaratë ku i shpall luftë Iranit. Lëreni teatrin, por duhet thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik”, tha ai.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pasditen e së mërkurës lëshoi një paralajmërim se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ambasada ndër të tjera theksoi rëndësinë e raportimit të çdo aktiviteti të dyshimtë pranë autoriteteve lokale dhe kontakteve të saj diplomatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026