Berisha përkujton masakrën e 2 prillit: Në këtë datë nisi revolta ndaj farsës elektorale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të enjte në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit, në nderim të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991 në Shkodër.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se data e sotme shënoi fillimin e revoltës ndaj farsës elektorale dhe se martirët nderuan votën e lirë dhe lirinë.
“Sot, në 35-vjetorin e martirizimit me 2 prill të vitit 1991 të katër bijve të shquar, qytetarëve shembullorë të këtij qyteti, ne përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të pakufishme para veprës së Arben Brocit, themelues i PD dhe anëtar kryesie i kësaj partie, themelues i pluralizmit politik në Shqipëri, student shembullor, trim dhe guximtar.
Përulemi me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut, Besnik Cekës, qytetarë shembullorë, bij shembullorë të këtij qyteti, trima, guximtarë të cilët sakrifikuan jetën për vlerat më të arrira që ne besojmë.
Të dashur miq, 35 vite më parë, vetëm dy ditë pas përfundimit të farsës elektorale, gjimnazistët e Shkodrës ndërprenë mësimin dhe u ulën mbi çantat e tyre në një formë proteste ndër më të qytetëruara, ndër më paqësoret.
Ata protestuan në dëshpërim të thellë sepse diktatori i fundit komunist në Europë, partia e tij dhe zgjedhjet pluraliste pas pothuajse gjysmë shekulli, i shndërroi në një farsë zgjedhore. Zhgënjimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe po kështu zemërimi dhe dëshpërimi.
Ndaj dhe ata dolën në një protestë, u ulën përballë pallatit të krimit, u ulën përballë selisë së partisë së krimit dhe mbi ta u shkrehën breshëri të shumta kallashnikovësh dhe mitrolozësh.
Ranë në këtë shesh për të mbetur përjetë të gjallë në zemrat tona, për t’u nderuar gjithmonë nga ata që nderojnë votën e lirë dhe lirinë”, u shpreh Berisha.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia