“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklaratave të Trump
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij amerikan, Donald Trump lidhur me tërheqjen e SHBA-së nga NATO. Gjithashtu Macron ka komentuar deklaratën e Trump se ai keqtrajtohet nga gruaja e tij.
Ai tha se një operacion të mundshëm ushtarak për të hapur Ngushticën e Hormuzit është jorealiste dhe akuzoi presidentin amerikan për dobësimin e NATO-s, duke krijuar dyshime të përditshme në lidhje me angazhimin e saj.
“Disa mbështesin idenë e çlirimit të Ngushticës së Hormuzit me forcë, përmes një operacioni ushtarak, një qëndrim që Shtetet e Bashkuara ndonjëherë e shprehin, megjithëse ka luhatur”, u tha Macron gazetarëve gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.
Sipas tij lufta që po zhvillohet në Lindjen e Mesme nuk ofron një zgjidhje afatgjatë për çështjen e programit bërthamor Iranian.
Sa i përket deklaratës së Trump për marrëdhënien me gruan e tij, ai tha se këto komente nuk janë as të sjellshme dhe as të denja për këtë nivel.
Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë tha se Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij dhe se ende e kujton shuplakën që i dha ajo.
Presidenti amerikan po i referohej videos së majit 2025, në të cilën Brigitte Macron dukej duke e qëlluar presidentin francez pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit
Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska
Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 12:40 Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit
- 12:40 Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit
- 12:39 Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska
- 12:15 Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
- 11:29 Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit