Rriten kursimet në banka, 137 mijë individë mbajnë 60% të depozitave

2 Prill 2026 | 17:37

Depozitat e individëve arritën në 1.38 trilionë lekë në fund të vitit 2025, me një rritje vjetore prej 8.8%. Shifra del ne Raportin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe dëshmon përveç rritjes së kursimeve edhe një hendek të zgjeruar mes depozitueseve.  

Kështu, numri i individëve që sigurohen nga skema e sigurimit të depozitave nësistemin bankar, në fund të vitit 2025 ishte 2.92 milionë.

Shifrat tregojnë se individë me më shumë se 2.5 milionë lekë në bankë ishin 137,500 me një portofol total 820 miliardë lekë. Në anën tjetër, 1.78 milionë depozitues me shuma deri në 2.5 milionë lekë zotëronin 568 miliardë lekë. E përkthyer në përqindje, kjo do të thotë se grupi me depozita mbi 2.5 milionë lekë mban 59% të depozitave të sigurueshme të individëve, ndërsa pjesa tjetër 41%. 

Nga një përllogaritje, depozituesi i grupit mbi 2.5 milionë lekë ka mesatarisht rreth 6 milionë lekë në bankë, ndërsa një depozitues i grupit tjetër ka rreth 320 mijë lekë. Pra, depozituesit e grupit të parë mbajnë gati 19 herë më shumë para se pjesa tjetër.

Në panoramën e përgjithshme, sistemi bankar shqiptar mbylli vitin 2025 me 1.84 trilionë lekë depozita, me rritje vjetore 9%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026