Seanca e radhës në GJKKO, Veliaj jo i pranishëm: Do jem prezent pasi të lexoj të gjitha aktet hetimore
Këtë të premte po zhvillohet seanca e radhës në GJKKO për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe në këtë seancë Veliaj nuk ka shkuar vetë fizikisht por përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca.
Veliaj ka bërë me dije se do të jetë prezent pasi të ketë lexuar te gjitha aktet hetimore në paraburgimin e Durrësit. Ndërkohë për sa i përket organit të akuzës, përfaqesohet vetëm nga Ols Dado ndërsa mungon Altin Dumani.
Mësohet se gjatë seancës është kërkuar nga gjykata që të jetë i pranishëm detyrimisht ish-polici i paraburgimit në Durrës, Fatjon Barci. Ai është shoqëruar nga policia e burgjeve dhe është dërguar në gjykatën e posacme për procesin gjyqësor ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë.
Në seancën e kaluar ishte pikërisht mungesa e Fatjon Barcit dhe avokatit te tij mbrojtës që solli shtyrjen e seancës.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve në burg.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta