I kërkoi rezultatet e marra prej tij si deputet gjatë 30 viteve, KQZ i kthen përgjigje Braçes

3 Prill 2026 | 16:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit të PS, Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.

Në shkresën e kthimit të përgjigjes nga KQZ thuhet se vendoset në dispozicion Erion Braçes rezultatet personale nga viti 2001 deri në 2021.

Ndërkohë sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, KQZ nënvizon se iu janë drejtuar zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror i cili thotë se këto dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor. Sipas shkresës ‘rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë’.

Kërkesa për rezultatet e zgjedhjeve nga deputeti socialist erdhi vetëm pak ditë përpara se ai të shprehte dëshirën për të kandiduar për kryetar të bashkisë se Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026