Arqipeshkvi i Shkodrës mesazh për besimtarët për Pashkë: Pranoni dhuratën e të Ngjallurit! Paqja qoftë me ju
Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine ka ndarë një mesazh të gjatë për të gjithë besimtarë e krishterë katolik për Pashkë. Imzot Peragine u shpreh se fjalët e Krishtit, “Paqja qoftë me ju”, nuk janë thjesht një urim, por janë dhurata e Pashkës në mënyrën më të plotë.
Ai thekson se në këtë festë të rëndësishtme është Paqja që lind nga fitorja e Krishtit mbi mëkatin dhe vdekjen. Arqipeshkvi i Shkodrës theksoi se jetojmë në një kohë kur bota është e përçarë nga konflikte, tensione dhe dhunë.
Ai shtoi se kjo pasqyrohet edhe në marrëdhëniet e përditshme, në vështirësitë ekonomike, në lodhjen e familjeve, në keqkuptimet që mund të lindin mes fqinjëve, në shqetësimet e të rinjve dhe në vetminë e të moshuarve.
Imzot Peraginë ndër të tjera u bëri thirrje besimtarëve të hapim me guxim dyert e shtëpive dhe të bashkësive e të pranojnë dhuratën e të Ngjallurit: Paqja qoftë me ju.
Mesazhi i plotë:
Në zemër të Pashkës, ndërsa Kisha sodit misterin e Ngjalljes së Zotit, përmes këtij mesazhi më lejoni të hyj në shtëpitë tuaja për t’ju sjellë të gjithëve dhuratën që vetë Jezusi i Ngjallur ua dha dishepujve të tij: «Paqja qoftë me ju».
Kjo është një përshëndetje bekimi, një fjalë e thjeshtë, por e gjallë, që dëshiron të arrijë në çdo zemër dhe të bëhet prani konkrete në jetët tona.
Fjalët e të të Ngjallurit, «Paqja qoftë me ju», nuk janë thjesht një urim, por janë dhurata e Pashkës në mënyrën më të plotë: është Paqja që lind nga fitorja e Krishtit mbi mëkatin dhe vdekjen. Është një paqe që asnjë fuqi njerëzore nuk mund ta ndërtojë vetë, dhe që asnjë dhunë nuk do të mund ta shuajë kurrë përfundimisht.
Por, që kjo paqe të bëhet realitet në historinë dhe jetën tonë, ajo kërkon të pranohet, të ruhet dhe të jetohet.
Jetojmë në një kohë kur bota duket gjithnjë e më e përçarë nga konflikte, tensione dhe dhunë që rrezikojnë të na çojnë drejt një pike pa kthim. Edhe këtu, në qytetin tonë të Shkodrës, këto plagë nuk janë larg: ato pasqyrohen në marrëdhëniet e përditshme, në vështirësitë ekonomike, në lodhjen e familjeve, në keqkuptimet që mund të lindin mes fqinjëve, në shqetësimet e të rinjve dhe në vetminë e të moshuarve.
Megjithatë, qytetin tonë mbart në vetvete një histori të pasur me fe, bashkëjetesë dhe tradita të shëndosha, e cila nuk mund të errësohet nga këto hije. Pikërisht brenda kësaj jete konkrete, të përbërë nga drita dhe dobësi, tingëllon fuqishëm thirrja e Pashkës: «Paqja me ju». Le të bëhemi ndërtues të paqes dhe jo spektatorë të dorëzuar, burra dhe gra të aftë për të ruajtur të mirën, për të rindërtuar marrëdhënie, për të mbrojtur me guxim dinjitetin e çdo personi dhe për të bërë që, forca e dashurisë dhe bashkimit të mbizotërojë mbi çdo formë përçarjeje.
Të jesh ndërtues paqeje do të thotë të zgjedhësh çdo ditë të kundërshtosh gjithçka që gjeneron urrejtje, shtypje dhe padrejtësi. Paqja që Krishti na dhuron është e thirrur të marrë formë konkrete në gjestet e thjeshta dhe të përditshme: në faljen e dhënë dhe të marrë, në zgjedhjen për të mos iu përgjigjur së keqes me të keqe, në aftësinë për të dëgjuar, për të pranuar dhe për të respektuar.
Le t’i hapim me guxim dyert, shpesh të mbyllura, të shtëpive dhe të bashkësive tona dhe ta pranojmë dhuratën e të Ngjallurit: «Paqja qoftë me ju».
Vetëm kështu Kisha jonë dhe qyteti ynë do të mund të bëhen shenjë e gjallë shprese, vend ku logjika e paqes dhe e faljes fiton mbi logjikën e dhunës dhe ku jeta e re e të Ngjallurit vazhdon të lulëzojë. Me këto ndjenja, ju uroj të gjithëve një Pashkë të shenjtë dhe të gëzueshme: «Paqja qoftë me ju».

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq