Ekspozita e parë ndërkombëtare e vezëve të Pashkës hapet në Korçë

5 Prill 2026 | 19:49

Korça është bërë vendi pritës i ekspozitës së parë ndërkombëtare të vezëve të Pashkës, ku artistë nga Ukraina, Polonia dhe Rumania prezantojnë vezë të dekoruara me simbole fetare dhe artistike. Ekspozita u zhvillua në prag të Pashkës ortodokse dhe synon të bëhet traditë në qytet.

Kuratorja Maria Shukulli tha:
“Kjo ekspozitë është e para në Shqipëri dhe rajon. Vezët, përveç simbolikës fetare, përfaqësojnë fillimin e ri dhe gëzimin e jetës. Zgjedhëm Korçën për të shfaqur traditën e pasqyrimit të festës së Pashkës.”

Mitropoliti i Korçës, Hiresia i Tij Anastasi, shtoi se veza simbolizon jetën e re, të ringjallur me Krishtin, duke u bërë një mësim për gëzimin dhe shpresën që festa përçon. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026