Sigurimet paguajnë më shumë dëme, rritet presioni mbi tregun
Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të pagesave të dëmeve në dy muajt e parë të vitit, veçanërisht për sigurimet motorike. Kompanitë kanë paguar rreth 1.3 miliardë lekë dëme, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, të ardhurat nga primet e sigurimeve të Jo-Jetës arritën në rreth 3.56 miliardë lekë, me një rritje më të moderuar prej 3%.
Diferenca mes ritmit të rritjes së dëmeve dhe primeve po ushtron presion mbi kompanitë e sigurimeve, sidomos në segmentin e sigurimit të detyrueshëm motorik.
Ndikim të rëndësishëm ka dhënë sistemi bonus-malus, ku rreth 96% e drejtuesve përfitojnë ulje të primeve për shkak të historikut pa aksidente.
Megjithatë, rritja e aksidenteve, kostove të riparimit dhe çmimeve të pjesëve këmbimi po shton detyrimet e kompanive, duke e bërë më sfiduese balancën financiare të tregut.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet