VIDEO/ Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stambull, plagosen dy policë
Të shtënat me armë zjarri u dëgjuan këtë të martë përpara ndërtesës ku ndodhet Konsullata Izraelite në lagjen Beshiktash, Stamboll, duke shkaktuar panik dhe një reagim të shpejtë nga shërbimet e emergjencës.
Sipas burimeve zyrtare tre sulmues u përfshinë në shkëmbim zjarri me policinë ndërsa dy prej tyre u vranë dhe një i tretë u kap i plagosur rëndë. Po ashtu dy oficerë policie u plagosën gjatë ndërhyrjes.
Ekipe të shumta policie u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe u morën masa të rrepta sigurie në zonë.
Ministri i Brendshëm turk, Çaliskan Çiftçi, deklaroi se tre individë që u përfshinë në një përleshje të armatosur me policinë para blloqeve Yapı Kredi Plaza në Stamboll janë neutralizuar ndërsa dy oficerë policie pësuan lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.
Sulmuesit kishin arritur në Stamboll nga një qytet tjetër me një automjet me qira ndërsa nga hetimet e para u zbulua se njëri prej tyre ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë.
Ministri i Drejtësisë, Akın Gürlek, deklaroi:
“Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi menjëherë një hetim mbi incidentin pranë Konsullatës Izraelite. Një zëvendëskryeprokuror dhe dy prokurorë publikë janë caktuar për të hetuar ngjarjen dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Hetimi po zhvillohet me kujdes dhe në koordinim me njësitë përkatëse të zbatimit të ligjit, për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e incidentit.”
Autoritetet po vazhdojnë punën për të sqaruar motivet e sulmit dhe për të mbrojtur sigurinë e zonës dhe personelit diplomatik.

Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026
Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA
Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh
- 14:24 Rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset
- 14:24 Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 14:21 Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026
- 14:16 Hapet në Paris biblioteka lundruese me mbi 5,000 libra që mund të merren pa kthim
- 14:15 AMP godet një rast të gjobëvënies, masa sigurie për dy ish drejtues policie si dhe shefin e Policisë Bashkiake në Devoll
- 14:09 Kakavijë, vera rrit fluksin në kufi, 4 mijë persona dhe 1500 automjete lëvizën në 24-orë