Rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset
Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri do të taksohen me vlerë tregu, qofshin ato njësi banimi apo biznesi. Baza e taksës mbi pasurinë e paluajtshme është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme.
Referuar projektligjit të ri të Ministrisë së Financave, të hedhur për konsultim publik, njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’ do të taksohen 0.1% – 0.2%; ndwrsa ndërtesat për veprimtari ekonomike 0.15 % -0.25%.
Sa i takon taksës për njësitë e banimit, projektligji parashikon zbritje për banesën e parë.
Konkretisht sipas nenit 8 të projektligjit, “Zbritja zbatohet vetëm për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast nuk mund të tejkalojë pragun maksimal të zbritjes, të miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Për banesat me vlerë deri në dyfishin e pragut të zbritjes, taksa llogaritet vetëm mbi 50% të vlerës së banesës. Si rrjedhojë, individi është i detyruar të paguajë vetëm gjysmën e taksës që do të paguante nëse prona nuk do të ishte banesa e tij e parë. Për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag.
Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % , përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes vetëm në rastet kur kjo rritje justifikohet nga rrethana të veçanta, me qëllim zbutjen e efekteve të menjëhershme të rritjes së taksës si pasojë e ndryshimeve të pazakonta të vlerave të banesave.
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut