U ndaluan për spiunazh, Macron: Lirohet çifti francez në Iran, po kthehen në Francë

7 Prill 2026 | 17:00

Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën ka njoftuar se Cecile Kohler dhe Jacques Paris janë të lirë pas tre vitesh e gjysmë ndalimi në Iran. Sipas Macron ata janë nisur drejt Francës.

Çifti ishte mbajtur nga Irani që nga viti 2022 me akuza për spiunazh, të cilat Franca i quajti të pabaza. Ata u liruan nga burgu famëkeq Evin në nëntor dhe që atëherë kishin qëndruar në ambasadën franceze.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se kishte folur me çiftin. Ai u shpreh se çifti ndanë me emocion dhe gëzim kthimin e tyre në Francë.

Ministria e tij tha se Barrot kishte zhvilluar diskutime gjatë fundjavës me homologun e tij iranian, Abbas Araqchi. Ligjvënësit e përshëndetën njoftimin e lirimit të tyre me një ​ovacion në këmbë në Asamblenë Kombëtare.

Dyshja janë midis dhjetëra të huajve dhe me shtetësi të dyfishtë që janë mbajtur në Iran vitet e fundit, shpesh me akuza për spiunazh.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, konfirmoi lirimin e çiftit, duke thënë se kjo ndodhi pas një marrëveshjeje midis Teheranit dhe Parisit që Franca do të lironte nga ana tjetër Mahdieh Esfandiari-n, një studente iraniane që jetonte në qytetin francez të Lionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e shpallur së fundmi me Iranin është vetëm një “memorandum mirëkuptimi” dhe se ajo...
13:41 | 17/06/2026

Pentagoni: Inteligjenca artificiale “Grok” u përdor për operacione të shpejta sulmi në konfliktin me Iranin

Ushtria amerikane ka përdorur një version të inteligjencës artificiale “Grok”, të zhvilluar nga kompania e Elon Musk xAI, për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve...
13:24 | 17/06/2026

Trump shkon me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë në takim, duke thënë se...
13:23 | 17/06/2026