Balla: PE miraton me 483 vota pro Rezolutën për Shqipërinë, vlerësim i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së

17 Qershor 2026 | 13:47

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Europian të Rezolutës vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro.

Përmes një reagimi publik, Balla e cilësoi vendimin si një vlerësim të madh për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.

“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shprehet Balla.

Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët që votuan në mbështetje të rezolutës, ndërsa një falënderim të veçantë ia kushtoi raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe Andrey Kovatchev për kontributin e tyre në mbështetje të perspektivës europiane të vendit.

Balla e konsideroi këtë votim si një sinjal të fortë mbështetjeje për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi

Dokumenti i ri i qeverisë, “Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030”, i miratuar dhe publikuar në...
20:08 | 08/07/2026

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)

Të shohësh shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri nuk është më një fenomen i pazakontë. Vitet e fundit, bizneset kanë gjetur zgjidhje te punonjësit...
19:44 | 08/07/2026

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
19:31 | 08/07/2026